STANDARDET PROFESIONALE GJITHMONË DUHET TË VLEJNË

image_pdfimage_print

Shkup, 24.02.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele edhe njëherë i fton mediumet që me seriozitet dhe në mënyrë të denjë ti respektojnë standardet dhe parimet profesionale, me vetëdije të plotë për rolin e rëndësishëm që e kanë në procesin në të cilin qytetarët e një shoqërie demokratike duhet të formojnë lirshëm qëndrimet e tyre për të gjitha çështje shoqërore-politike në bazë të informatave të vërteta dhe objektive si dhe pasqyrimeve të ndryshme.Kërkesat për barazi, paanshmëri dhe balancim gjatë informimit nuk kanë të bëjnë vetëm me periudhën e procesit zgjedhor-me që ajo është vetëm një formë më ndryshme për tu formuluar parimi për pasqyrim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të njëjtë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme. Ky parim, jo vetëm që është i përcaktuar me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, por është një standard me vlerë të përgjithshme profesionale në të gjitha shoqëritë demokratike si dhe parakusht i domosdoshme për realizimin e profesionit të gazetarit.

Agjencia i fton të gjithë radiodifuzerët, por edhe mediumet e shtypit dhe portalet e internetit, dhe pronarët e tyre, të bëjnë një dallime të qartë në mes të interesit afarist, politik dhe privat nga njëra anë si dhe informimit profesional nga ana tjetër si dhe të mundësojnë të gjithë profesionistëve mediatik që në mënyrë të pavarur dhe pa pengesa ta punojnë punën e tyre.



Accessibility

Accessibility