Shkup, 09.03.2016 – Agjencia përmes një mbikëqyrje të jashtëzakonshme të disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedellkovski shou”, konstatoi se TV Kanal 5 e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mënyrë që disa herë me radhë sjell vendime redaktuese me të cilat i mundëson autorit të emisionit të nxis dhe përhap diskriminim, mos durim dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual.
Duke marrë parasysh faktin se në Ligj nuk është paraparë masë për shkeljen e nenit 48, Agjencia i potencoi TV Kanal 5 që të ndërpresë praktikën e këtillë, ndërsa Raportin e mbikëqyrjes dhe incizimet e emisioneve nga data 15, 22, 29 janar, 5 dhe 12 shkurt 2016, i dorëzoi deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, me kërkesë për veprim në pajtim me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Protokolli për përcaktimin e procedurës për veprim në rastet e mbrojtjes nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, nga nëntori i vitit 2015.
Raportin mund ta merrni në këtë link:
TV KANAL 5 SHPKNJP Shkup – (neni 48 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele)