Skadon afati i obligimit për dorëzimin e raportit për të hyrat e përgjithshme

image_pdfimage_print

Shkup,14.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton të gjithë operatorët që ritransmetojnë shërbime programore si dhe ofruesin e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, se në pajtim me nenin 142 paragrafi 3 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, janë të obliguar që më së voni deri më 15 mars 2016, të dorëzojnë deri te Agjencia, raport për të hyrat e përgjithshme vjetore gjatë vitit 2015, të realizuara me ritransmetimin e shërbimeve programore ose përmes sigurimit të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë.

Për mosplotësimin e këtij obligimi, janë paraparë gjoba prej 5.000 deri në 10.000 euro në kundërvlerë të denarit për personin juridik si dhe prej 500 deri 1.000 euro në kundërvlerë të denarit për personin përgjegjës.



Accessibility

Accessibility