Agjencia mori certifikatën ISO 9001:2008

image_pdfimage_print

Shkup, 17.03.2016 – Agjencia për shërbime mediatik audio dhe audiovizuele e rrumbullakoi procesin e inkorporimit dhe implementimit të standardit ISO 9001:2008 në punën e vet, Standardi është një tregues për kualitetin e punës së institucionit dhe me zbatimin e tij, dukshëm përmirësohet efikasiteti në menaxhimin me proceset e brendshme, krijohet një cikël më i shkurtë për realizimin e aktiviteteve dhe shfrytëzimin më kualitativ të resurseve.

Me përgatitjet për implementimin praktik të kërkesave të standardit, Agjencia filloi në vitin 2014, në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian IPA TAIB 2009 “Forcimi i kapaciteteve administrative të trupave rregulluese për komunikime dhe mediume elektronike për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale multifunksionale”.Përmes këtij projekti me ndihmën e ekspertëve, Shërbimi profesional i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, përpiloi 27 procedura të brendshme për kualitet me të cilat rregullohen proceset më të rëndësishme të Agjencisë dhe që mundësojnë racionalizim dhe ndarje të përgjegjësive në mes të punësuarve, përcaktohen standardet e punës dhe mënyrës së komunikimit dhe shkëmbimit të informatave.

Për çdo procedurë, janë përpiluar protokolle për veprim me të cilat janë të saktësuara qartë të gjitha aktivitetet, hapat për veprim sipas tyre, si dhe afatet e plotësimit të obligimeve të të punësuarve në Agjenci.Krahas procedurave të brendshme, janë miratuar edhe procedurat sistematike, Doracaku për kualitet dhe Politika e kualitetit që i përmban të gjitha segmentet më të rëndësishme dhe i përfshinë proceset më të rëndësishme të punës së Agjencisë.

– Duam të potencojmë se Agjencia edhe deri më tani punën e kryente në mënyrë profesionale dhe me përkushtim, ndërsa implementimi i këtij standardi do të mundësojë përsosjen e kualitetit të funksionimit, identifikimit të rreziqeve të proceseve, si dhe të aktiviteteve që duhet të ndërmerren për tejkalimin e atyre rreziqeve, thekoi dr Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë gjatë ndarjes së certifikatës.

Certifikata u zbatua nga një prej Shoqërive të para të akredimit, nga Instituti për akreditim i Republikës së Maqedonisë MKD CERTIFIKAT pranë AM Cert SHPKNJP Shkup, kurse për bashkëpunimin e Agjencisë me trupin certifikues, drejtoresha e trupit certifikues, znj. Tatjana Kuzmanovska deklaroi:

– U njoftova me bartës të përgjegjshëm të funksioneve në Agjenci të cilët treguan interes dhe motivim për vendosjen e metodologjisë për praktikën më të mirë, e cila do ta përmirësojë edhe me tutje cilësinë e shërbimeve ndaj shfrytëzuesve.Tani, kur me sukses e përfunduam procesin e implementimit mundemi që bashkërisht të konstatojmë se Standardi ISO 9001:2008 do të ketë një efekt pozitiv në procesin e përgjithshëm.



Accessibility

Accessibility