Shkup, 18.03.2016 – Tv Kanal 5 me shkrim u përgjigj ndaj Raportit të Agjencisë ku u konstatua se me përmbajtjet e disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedelkovski shou”, televizioni e ka shkelur ndalesën e gjuhës së urrejtjes nga ana e nenit 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.Në shkresën e tyre, TV Kanal 5, përveç që tregon mos njohuri në lidhje me rregullativën ligjore, tentojnë që të bëjnë presion mbi trupin rregullues që të mos zbatohet Ligji.Tekstin e shkresës së TV Kanal 5 si dhe përgjigjen e Agjencisë, e keni në shtojcë.
Agjencia punën e saj e kryen në mënyrë profesionale dhe do të vazhdojë që të insistojë që radiodifuzerët në tërësi ta respektojnë ligjin, edhe pse parimet dhe standardet gazetareske janë çështje e vetë rregullimit, kurse në lidhje me nenin 48 nuk është paraparë ndonjë sanksion kundërvajtës.
– Përgjigjen e Agjencisë ndaj shkresës së TV Kanal 5 mund ta merrni këtu
– Shkresën e TV Kanal 5 deri te Agjencia mund ta merrni këtu