TË MUNDËSOHET QË GAZETARËT TË INFORMOJNË PA PENGESA

Shkup, 14.04.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave të djeshme dhe konsideron se aktet e këtilla janë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediumeve dhe të drejtës së informimit të publikut.

I ftojmë të gjitha palët e përfshira në protesta që ti lejojnë gazetarët të kryejnë pa pengesa punën e tyre, e cila është me rëndësi të veçantë në momente të këtilla të rëndësishme shoqërore-politike.

Njëkohësisht, presim që gazetarët dhe mediumet të tregojnë një përgjegjësi profesionale dhe të respektojnë parimet dhe standardet gazetareske gjatë informimit.



Accessibility

Accessibility