Shkup, 07.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ashpër e dënon sulmin ndaj Televizionit Sitel, që ndodhi mbrëmë, nga ana e pjesëmarrësve në të ashtuquajturën “Revolucion i larmë”.
E drejta e protestës është e garantuar me Kushtetutë, por gjithashtu edhe pranimi dhe transmetimi i lirë i informatave është parakusht themelor për një shoqëri demokratike.Kjo paraqet një sulm direkt ndaj lirisë së mediumeve, që është edhe një më tepër në vazhdën që nga fillimi i këtyre protestave.
Asnjë mospajtim ose mendim ndryshe nuk mund të jetë arsye për sulm.Për këtë arsye edhe njëherë apelojmë që të mos pengohet puna e mediumeve dhe profesionistëve mediatik.