QASJE E NDRYSHME NDAJ STANDARDEVE PROFESIONALE NË 10 DITËT E PARA PARAZGJEDHORE

image_pdfimage_print

Shkup, 28.04.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në Raportin lidhur me prezantimin mediatik në dhjetë ditët e para pas shpalljes së zgjedhjeve, konstaton se një pjesë e mediumeve nuk i respektojnë parimet programore për pasqyrim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve, sigurimin e pasqyrimeve të ndryshme, të trajtuara në mënyrë të barabartë,
për respektimin e dinjitetit njerëzor, nxitjen e frymës së tolerancës dhe për pavarësi të politikës redaktuese.Përsëri potencojmë se respektimi i nenit 61 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nuk është parakusht për realizimin e veprimtarisë.

Gjithashtu paralajmërojmë se nëse disa prej mediumeve vazhdojnë që të emetojnë informata në të cilat lidhen politikat shtetërore me masat e programeve zgjedhore të partive politike dhe të informojnë për aktivitetet e organeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal në mënyrë që mund të jenë në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të cilitdo subjekt politik, do të merre masat adekuate ligjore.

I përkujtojmë radiodifuzerët se kërkesa që të prezantohen pasqyrimet e ndryshme që kanë trajtim të njëjtë, njësoj sikur parimet e tjera programore, si dhe ndalesa e gjuhës së urrejtjes, vlejnë edhe për debatet, intervistat dhe emisionet e tjera aktuale-informative.

Raportin e parë nga monitorimi i prezantimit mediatik zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016, për periudhën 15-24 prill mund të shihet në pjesën e veçantë – Zgjedhjet 2016, ndërsa i njëjti mund të merret edhe në këtë link



Accessibility

Accessibility