Shkup, 27.05.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon ngjyrosjen e djeshme, të sërishme të fasadës së objektit të Televizionit Sitel.
E drejta e protestimit është e drejtë Kushtetuese dhe një prej përfitimeve civilizuese për shprehjen e lirë të mendimeve dhe qëndrimeve, por në mënyrë të qetë dhe demokratike, pa kurrfarë presioni.
Për këtë arsye edhe njëherë apelojmë, që të mos pengohet puna e mediumeve dhe profesionistëve mediatik.