REAGIMI I AGJENCISË NDAJ QËNDRIMEVE TË AMM DHE TË LSDM: TË FLASIM ME FAKTE, E JO ME KËRCËNIME DHE SULME

Shkup, 20 maj 2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele zakonisht reagon shkurtë dhe në mënyrë koncize. Mirëpo, dy reagimet e fundit në lidhje me konstatimet e monitorimit të informimit mediatik në periudhën që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 – njëra nga LSDM-ja,ndërsa tjetra nga Asociacioni i medieve të Maqedonisë, kërkojnë që në një vend të mblidhen faktet që nga funksionimi 18 vjeçar i trupit rregullues.

Është për t’u habitur sulmi i AMM lidhur me vlerësimin e harmonizimit redaktues të televizioneve Sitel, Alfa dhe Kanal 5, e thënë jo vetëm në Raportin e dytë, siç pretendojnë ata por edhe në atë të parë të Agjencisë që nga periudha parazgjedhore e vitit 2016.

Ndaj akuzave se bëhet fjalë për “interpretim personal” dhe “perceptim i lirë” më së miri mund të përgjigjemi përmes fakteve – në rastin konkret duhet krahasuar informatat e emetuara në të gjitha tre televizionet në bazë të së cilave u miratua konkluzioni në raporte.Në fakt, personat përgjegjës të këtyre tre televizioneve nuk do të duhej që të habiten nga vlerësimi i këtillë sepse ajo vërtetohet edhe nga raportet e veçanta për shkeljen e nenit 75-b (që mund të shihen në faqen e internetit të Agjencisë), në bazë të së cilave Agjencia inicioi procedura të kundërvajtjes, e në të cilat janë theksuar vetëm një pjesë e informatave të emetuara.

Përveç kësaj, në Raportin e dytë periodik të OSBE/ODIHR qëndron se të njëjtat tre televizione kanë “qasje të ngjashme të mbulimit të lajmeve” (Between 15 April and 11 May, the most popular private stations Sitel and Kanal 5, together with Alfa, displayed a similar approach in the news coverage…)

Sa i përket qëndrimit të LSDM-së se Agjencia pas heshtjes katërvjeçare ka ngritur zërin për shkeljet e parimeve – përsëri konsiderojmë se më së miri do të ishte të përgjigjemi me fakte – në rastin konkret, me vlerësimet për informimin e radiodifuzerëve, të publikuar në raportet e monitorimit të zgjedhjeve parlamentare nga viti 1998 e këndej:

Zgjedhjet parlamentare 1998: Pjesa më e madhe e mediumeve, në esencë e kanë përcjellë garën zgjedhore në mënyrë të paanshme dhe neutrale, duke insistuar që të japin një hapësirë të njëjtë për të gjithë.Një numër i caktuar – u profiluan me partitë në mënyrë jo të fshehtë.Thirreshin edhe në parimet e pavarësisë dhe mëvetësisë redaktuese, por në fakt dolën jashtë standardeve themelore profesionale programore.Pa analizë kritike të prioriteteve programore të partive dhe vetëm duke informuar për ndodhitë zgjedhore, mediume të caktuara e lanë anash rolin e tyre të instrumentit kritikues të qytetarëve në dialogun publik me pushtetin.

Zgjedhjet parlamentare 2002: Reflektimi mediatik i procesit zgjedhor tregoi se mediumet janë në dispozicion vetëm për interesa të ndryshme, se pushteti ka ndikim të madh në Shërbimin publik, por edhe në disa mediume private, si dhe se profesionalizmi gazetaresk ende është i dobët dhe për këtë arsye i nënshtrohet ndikimeve të ndryshme politike.

Zgjedhjet parlamentare 2006: Radiodifuzerët në përgjithësi – nuk arritën që t’i respektojnë obligimet ligjore në për mbulimin e drejtë, të balancuar dhe të paanshëm të zgjedhjeve në programin e përgjithshëm dhe nuk siguruan qasje të barabartë gjatë prezantimit të programeve zgjedhore të kandidatëve për deputet.Në lajme, mosrespektimi i parimit të balancimit kryesisht ishte si rrjedhojë e dallimeve drastike në kohën e dhënë për partitë dhe koalicionet me fushata të intensitetit të ngjashëm.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2008: Radiodifuzerët nuk i respektuan obligimet ligjore për mbulimin e drejtë, të balancuar dhe të paanshëm të zgjedhjeve në programin e përgjithshëm, kurse vetëm një pjesë e madhe i përmbahet parimit të proporcionoalitetit dhe siguruan balancë të informimit në lajme dhe programin informativ.Te disa mediume nevojitet një nivel më i lartë i profesionalizimit, respektivisht të kuptohet edhe pranohet fakti se programet që nuk janë të lidhur me fushatën, nuk duhet të shfrytëzohen për promovimin ose në funksion të kandidatëve, se intervista është zhanër analitik, e jo formë e reklamimit të paguar politik dhe se në esencë të politikës redaktuese duhet të jetë pavarësia e jo vendimi që të përkrahen parti/koalicione të caktuara.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011: Në këtë proces zgjedhor, si asnjëherë më parë mediumet më të shikuara e vendosen veten e tyre në funksion të përfaqësimit të një pozite të caktuar.Padurimi i tyre i ndërsjellë rritej gjatë fushatës.Karakteristike ishin informatat e gazetarëve lidhur me gjendjen politike dhe ekonomike në shtet ku ata në mënyrë të ndërsjellë kundërshtoheshin rreth asaj se i kujt është faji për problemet, respektivisht meritat e arritjeve.Mospërshtatje negative dhe pozitive kishte edhe te mediume të tjera.Konstatimet e monitorimit treguan se edhe partitë i panë mediumet si aleat ose si kundërshtarë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2014: Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konstatoi një mbulim jo të balancuar të fushatës te të gjitha pesë televizionet komerciale terrestirale në nivel shtetëror dhe kundër të gjithave inicioi procedura të kundërvajtjes, respektivisht zbatoi procedurat e barazimit.

E tërë kjo është vetëm një pjesë e asaj që trupi rregullues e ka konstatuar, bërë publike dhe për çka ka reaguar edhe te radiodifuzerët dhe te bashkësia mediatike më gjerë.Me sa duket se 18 vite – askush nuk ka dëgjuar, as që ka lexuar diçka nga këto.

Problemet me hapësirën mediatike janë shumë më të mëdha dhe më të komplikuara, dhe nuk mund të mënjanohen brenda natës me ndryshime kozmetike të rregullativës, e as që atë mund ta bëjë rregullatori i vetëm.Të gjithë në këtë sferë, shumë mirë e dinë se cilat janë kompetencat e Agjencisë për të vepruar.



Accessibility

Accessibility