U emëruan katër anëtarët e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik

Shkup, 09.08.2016 – Drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në bazë të nenit 196-d, paragrafi 2 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, i cili hyri në fuqi më 1 gusht 2016, sot emëroi katër anëtarë të Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik.

Janë emëruar anëtarë me propozim të partisë politike VMRO-DPMNE edhe atë Sllagjana Dimishkova, kryetare e asociacionit të gazetarëve MAN, gazetare dhe redaktore shumëvjeçare në gazetën ditore Vest, si dhe Cvetin Çilimanov, gazetarë, korrespodent, kolumnist dhe analist. Me propozim të partisë politike LSDM janë emëruar Ljubomir Kostovski, gazetarë dhe redaktor i edicionit on line Globus dhe Goran Trpenovski, gazetar dhe redaktor i rubrikës politike në gazetën ditore Vest.

Anëtarin e pestë të Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, drejtoi i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele do ta emërojë pas propozimit paraprak të miratuar me konsensus nga katër anëtarët, në afat prej 15 ditëve nga emërimi i tyre, respektivisht më së voni deri më 23 gusht.

Mandati i Komisionit të përkohshëm zgjat deri në përfundimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme për deputet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që do të mbahen në vitin 2016.

Vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund ta merrni në këtë link



Accessibility

Accessibility