Radiodifuzerët ta përshtatin programin me ditën e zisë

Shkup, 08.08.2016 – Për shkak të numrit të madh të jetëve të humbura në fatkeqësinë natyrore që e kaploi Shkupin dhe vendet përreth, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shpalli ditën e sotme, 8 gusht 2016, si ditë zie.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i fton radiodifuzerët që ta përshtatin programin, në mënyrë që muzikën e emetuar të jetë e zhanrit muzikor, adekuat për ditët e zisë, ndërsa shou programet argëtuese, emisionet humoristike ose programin artistik të zhanrit të komedisë, që janë planifikuar për emetim sot, ti planifikojnë për emetim gjatë ditëve tjera të javës. Kjo vlen edhe për reklamimin, përderisa për format tjera të komunikimit komercial (teleshopingut, sponsorisimeve dhe pasimin e prodhimeve) nuk ka kufizime.

Shërbimet programore të radios, që sipas Ligjit duhet që çdo ditë të sigurojnë një përqindje të caktuar të muzikës së emetuar, të kenë muzikë instrumentale nga autorë maqedonas ose autorë të bashkësive etnike jo shumicë në Republikën e Maqedonisë dhe/ose muzikë vokale dhe/ose muzikë vokale-instrumentale në gjuhën maqedonase ose në gjuhët e bashkësive jo shumicë, më 8 gusht 2016 janë të liruar nga ky obligim.



Accessibility

Accessibility