Ftesë për debat publik lidhur me versionin punues të metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor

Shkup, 10.08.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizueke, nga sot hap debat publik lidhur me versionin punues të metodologjisë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016,
e që mund të merren ne ueb faqen e Agjencisë në këtë link. Debati do të zgjasë deri më 24 gusht.

Lidhur me draft-tekstin e metodologjisë, Këshilli i Agjencisë do të debatojë në mbledhjen e saj të 28, të caktuar për më 17 gusht, ndërsa debati publik fillon më herët me qëllim që t’u sigurohet të gjitha subjekteve të interesuara më tepër kohë për të dorëzuar propozime. Ato propozime dhe mendime që do të arrijnë deri më 16 gusht, do t’i prezantohen Këshillit më 17 gusht, kurse ato që do të arrijnë deri në fund të debatit publik, do të prezantohen në mbledhjen ku Këshilli do ta miratojë tekstin final.

Miratimi i këtij dokumenti është rezultat i ndryshimeve dhe plotësimeve të fundit të Kodit zgjedhor, në bazë të marrëveshjes së arritur në mes të katër partive më të mëdha politike nga pozita dhe opozita parlamentar në korrik 2016. Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor (“Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/16) në nenin 196-z parasheh që Agjencia në afat prej 30 ditëve nga dita kur janë miratuar ndryshimet ligjore, ta ndryshojë “Metodologjinë për monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve programore të radios dhe televizionit gjatë proceseve zgjedhore”, të miratuar nga Këshilli i Agjencisë më datë 5 janar 2016. Duke marrë parasysh se Metodologjia aktuale paraqet një dokument gjithëpërfshirës që vlen për të gjitha proceset zgjedhore, Agjencia konsideron se në vend që të bëhen ndryshime në të, do të ishte më e dobishme që të përpilohet një metodologji e re e cila do të zbatohet vetëm gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016.

Të gjitha materialet dhe mendimet lidhur me versionin punues të metodologjisë mund t’i dorëzoni në: contact@avmu.mk më së voni deri më datë 24 gusht 2016 në ora 16:00.



Accessibility

Accessibility