Reagim ndaj shkrimit në Dnevnik “Për të krijuar rast kundër meje, e luajnë rolin edhe të Nostradamusit”

Shkup, 26.08.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ashpër reagon ndaj tekstit “Për të krijuar rast kundër meje, e luajnë rolin edhe të Nostradamusit”, të publikuar në gazetën ditore Dnevnik më 25 gusht, me të cilën u bënë përpjekje për presion ndaj trupit rregullues edhe atë gjashtë muaj pas ngjarjes të cilës i referohen.

Siç dihet, Agjencia në mars të këtij viti publikoi raportin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të disa edicioneve të emisionit “Milenko Nedelkovski shou”, në të cilin ishte konstatuar se TV Kanal 5 e ka shkelur nenin 48 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele me çka i ka mundësuar autorit të emisionit të nxisë dhe përhapë diskriminim, jotolerancë dhe urrejtje në bazë të orientimit seksual. Agjëncia, si trup rregullues, nuk ka lidhje me autorët e emisioneve por me radiodifuzerët, që kanë përgjegjësi redaktuese për çdo përmbajtje të publikuar. Për këtë arsye, në lidhje me këtë shkelje nga Kanal 5 u bë kërkesë nga ana e Agjencisë që të ndërmerren masa nga ana e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Së këndejmë, tentim që të paraqitet se realizimi i veprimeve tona profesionale si rregullues është vullnet personal i drejtorit të Agjencisë dhe Milenko Nedellkovskit janë gënjeshtër dhe senzacionalizëm. Përmbajtja e shkresës nga ana tjetër, është një seri e shtrembërimit të fakteve dhe ndryshimit të tezave duke tentuar që të bëhet një përshtypje se rregullatori është i paaftë dhe joprofesional. Na vjen keq që “Dnevnik” lejoi që të instrumentalizohet edhe pse është i vetëdijshëm për përmbajtjen e Raportit të Agjencisë, ata prapë lejuan publikimin e një teksti të njëanshëm, ku atyre deklaratave të Nedelkovskit nuk ja kanë bashkangjitur faktet që i kanë në atë raport. Po ta bënit këtë, publiku do të ishte në tërësi i informuar dhe do ta kuptonte se asnjë veprim i Agjencisë nuk është arbitrar – përkundrazi, e tërë puna kundër trupit rregullator është rezultat i tentimit që të fshihen argumentet.

Raportin nga monitorimin e realizuar, si dhe informatat për tentimet e mëparshme për presion në lidhje me këtë rast, mund ti merrni në ueb faqen e Agjencisë www.avmu.mk



Accessibility

Accessibility