Reagim ndaj deklaratës së LSDM-së “Anëtari i pestë i trupit ad-hok patjetër duhet të jetë ekspert, Gruevski nuk mund të pengojë zgjedhjet e drejta”

image_pdfimage_print

Shkup, 25.08.2016 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele reagon ashpër ndaj qëndrimeve të shprehura në deklaratën e LSDM-së me titull ” Anëtari i pestë i trupit ad-hok patjetër duhet të jetë ekspert, Gruevski nuk mund të pengojë zgjedhjet e drejta “.

LSDM deklaron se formimi i Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik “vetëm se e vërteton partizimin dhe jo profesionalizimin” e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Agjencia kërkon nga partitë që të ndërpresin vlerësimet e tyre lidhur me profesionalizmin e trupit rregullues. Shërbimi profesional i Agjencisë gjithmonë, me vetëdije, në mënyrë objektive dhe të paanshme e ka zbatuar monitorimin e informimit zgjedhor, si dhe mbikëqyrjet e tjera, sipas metodologjive të harmonizuara me rregullat dhe praktikat botërore. Në fakt, pikërisht marrëveshja në mes të katër partive me të cilën u formua Komisioni i përkohshëm, paraqet një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pavarësinë e trupit rregullues.

Profesionalizmi dhe kompetencat e Agjencisë, secili mund t’i vlerësojë përmes raporteve nga monitorimet që mund të merren në ueb faqen tonë.

Apelojmë që Agjencia të mos përfshihet në kundërshtimet politike.



Accessibility

Accessibility