Shkup, 03.10.2016. – Që nga fillimi i monitorimit të informimit mediatik në prag të zgjedhjeve që duhet të mbahen më 11 dhjetor, janë shpeshtuar presionet ndaj Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, e në veçanti pas shqiptimit të masave të para për shkeljen e Kodit zgjedhor.
Agjencia nuk reagoi, duke insistuar që të lejë hapësirë sa më të madhe për lirinë e të shprehurit, mirëpo akuzat shkojnë deri aty sa që Agjencia potencohet si një institucion “censurues”, “e privatizuar”, “partiake”, “joprofesionale”, pa u marrë parasysh gjendja faktike si dhe rregullativa që është në fuqi.
Në këtë drejtim, Agjencia shqipton masa ndaj radiodifuzerëve që e kanë shkelur Kodin zgjedhor, vetëm me propozim të Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, që nënkupton se Agjencia nuk mund të shqiptojë masë nëse ajo nuk propozohet nga Komisioni i përkohshëm.
Ky komision, i përbërë prej pesë anëtarëve është i emëruar në pajtim me ndryshimet e fundit të Kodit zgjedhor.Për punën e vet Komisioni njëzëri miratoi edhe Rregullore të punës, sipas të cilës vendos më shumicë votash.Deri te Komisioni dorëzohen edhe të gjitha raportet nga monitorimi i realizuar nga ana e Agjencisë dhe ato përmbajnë vlerësime lidhur me balancimin e informimit, por, kësaj here, sipas Kodit zgjedhor, kjo është punë vetëm e Komisionit.Të gjithë anëtaret e Komisionit kanë qasje deri te incizimet e programit të emetuar të radiove dhe televizioneve dhe munden që në mënyrë të pavarur ti kontrollojnë të gjitha konstatimet që dalin nga raportet.
Duke marrë parasysh këto, është tejet joprofesionale që radiodifuzerët ndaj të cilëve është iniciuar procedurë për kundërvajtje dhe për shqiptim të masës, që ta implikojnë Agjencinë në çfarëdo forme në procesin e vendimmarrjes gjatë shqiptimit të këtyre masave.Agjencia e ka kryer punën e saj gjithmonë në mënyrë profesionale, në mënyrë të paanshme dhe parimore, andaj edhe do të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë, pa marrë parasysh presionin që kryhet ndaj rregullatorit dhe të punësuarve.Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe mediumet, si dhe të informojnë në mënyrë objektive publikun e tij për ngjarjet dhe ndodhitë aktuale, pa imponuar qëndrimet dhe mendimet e tyre.
I përkujtojmë të gjithë ata që orvaten që ta prezantojnë Agjencinë si një censurues, ndërsa rregullativën zgjedhore si një censurë, – se censura në Maqedoni është e ndaluar me Kushtetutë.Po të ishte kjo rregullativë zgjedhore në Maqedoni antikushtetuese – ajo deri më tani do të theksohej në ndonjërin prej raporteve të misioneve të huaja monitoruese gjatë gjithë këtyre viteve.Së këndejmë, të deklarohet se rregullativa që është e pranuar edhe na hapësira evropiane e radiodifuzionit, është censurë nënkupton vetëm dy gjëra – ose dikush dëshiron që të mos i respektojë rregullat e lojës, ose dikush aspak edhe si njeh ato rregulla.