Agjencia realizoi mbikëqyrje programore dhe administrative ndaj 5 radiodifuzerëve

image_pdfimage_print

Shkup, 04.10.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të rregullt, kontrolluese dhe të jashtëzakonshme programore, si dhe mbikëqyrje administrative kontrolluese ndaj 5 radiodifuzerëve në lidhje me më shumë nene nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligjit për mediume.

Mbikëqyrje e rregullt programore ndaj TV 24 Vesti dhe TV ART, për respektimin e obligimit nga neni 91 paragrafi 2 nga LSHMAA, mbikëqyrje kontrolluese programore ndaj TV Shutel (për nenin 92 paragrafi 14 nga LSHMAA – respektivisht gjysma e programit të krijuar burimor në RM të emetohet në periudhën nga pra 7 deri në orën 19), TV Hana (për nenin 92 paragrafët 1 dhe 14 – obligimet për emetimin e programit të krijuar burimor në RM, nenin 64 paragrafi 3 – gjuha e emetimit të programeve të huaja dhe për nenin 100 paragrafi 1 – limitet për reklamim, nga LSHMAA) si dhe mbikëqyrje kontrolluese administrative ndaj TV Hana dhe TV Ultra për nenin 51 paragrafi 1 nga LSHMAA (informatat që duhet të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve) dhe për TV Shutel për nenin 14 nga Ligji për mediume (impresum),

Njëherë, është realizuar edhe mbikëqyrje e jashtëzakonshme programore ndaj TV Shutel për respektimin e nenit 92 paragrafi 1 nga LSHMAA, respektivisht për emetim ditor të së paku 50% të programit burimor të krijuar në RM në gjuhën rome dhe maqedonase.

Raportet nga mbikëqyrjet e realizuara mund të merren në linket më poshtë:

TV 24 Vesti – neni 91 paragrafi 2 nga LSHMAA

TV ART – neni 91 paragrafi 2 nga LSHMAA

TV Hana – neni 92 paragrafët 1 dhe 14 nga LSHMAA

TV Hana – neni 64 paragrafi 3 nga LSHMAA

TV Hana – neni 100 paragrafi 1 nga LSHMAA

TV Hana – neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA

TV Ultra – neni 51 paragrafi 1 nga LSHMAA

TV Shutel – neni 91 paragrafi 14 nga LSHMAA

TV Shutel – neni 14 Ligji për mediume

TV Shutel – neni 92 paragrafi 1 nga LSHMAA



Accessibility

Accessibility