1

Deklaratë për publik lidhur me monitorimin në periudhën 12-21 shtator 2016

Shkup, 05.10.2016. – Monitorimi i mediumeve në periudhën nga 12 deri 21 shtator 2016 tregoi se përzgjedhja e temave kryesisht ishte e diktuar nga ngjarjet shoqërore që janë me interes për qytetarët, konkludoi Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik.

Në periudhën e dytë dhjetëditore të monitorimit zgjedhor u vërejt një përmirësim i caktuar, por edhe lëshime nga përcaktimet.

Edicionet informative të mediumeve kryesisht ishin neutrale, ndërsa mediumet tentuan që të sigurojnë qëndrime nga më shumë burime me qëllim të prezantimit të pasqyrimeve të ndryshme për publikun. Në këtë periudhë mediumet orvateshin që të ndajnë zhanret gazetareske, raportet nga komentet/ shqyrtimet, me qëllim që opinioni të mundet të dallojë qartë se çka është informatë për ndonjë ngjarje, e çka është koment/qëndrim për një ngjarje ose temë të caktuar.

Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik ju bënë medie mediumeve që të shmangin dukurinë e përputhjes së shtetit me partinë dhe të kenë kujdes për balancimin kualitativ. I inkurajon mediumet që ta ruajnë balancimin e përafërt kuantitativ dhe kualitativ gjatë informimit dhe i përkujton që të respektojnë standardet profesionale gazetareske.

Njëkohësisht, Komisioni i rekomandon Shërbimit të parë programor televiziv të Ndërmarrjes publik të radiodifuzionit RADIOTELEVIZIONI I MAQEDONISË Shkup – Televizioni i Maqedonisë – Shërbimi i parë programor (RTM1) që ti respektojnë standardet dhe parimet e përcaktuara në nenin 111 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe të Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Televizioni Makpetrol (TELMA) për të respektuar dispozitat e nenit 61 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Komisioni i përkohshëm

për përcjelljen e prezantimit mediatik.