Përfaqësuesi i NATO-s Lori Voker, në një vizitë pune në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shkup, 05.10.2016. – Përfaqësuesi kompetent i shërbimeve të NATO-s në lidhje me dosjen e Republikës së Maqedonisë z.Lori Voker, së bashku me MAP ekipin e NATO-s në nivel të ekspertëve, sot ishte në një vizitë punë ne Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Vizita është në drejtim të vlerësimit të shkallës së realizimit të aktiviteteve dhe qëllimeve të prezantuara në Programin vjetor nacional për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, për vitin 2015-2016.

Në këtë takim çështjet kryesore me interes për z. Voker, krahas aktiviteteve operative të Agjencisë, ishin edhe në lidhje me legjislaturën zgjedhore në këto 100 ditë, respektivisht për rolin e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, relacionit në mes të Këshillit të Agjencisë dhe Komisionit të përkohshëm, mënyrës së vendimmarrjes së Komisionit të përkohshëm, si dhe arsyet se pse janë paralajmëruar disa mediume sipas raporteve dhjetëditore të monitorimit.

Nga ana e Agjencisë, krahas përgjigjeve adekuate për këto pyetje, u arsyetuan edhe detalisht mënyra e monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor përmes shërbimeve të radios dhe televizionit, që po realizohet nga ana e Agjencisë.



Accessibility

Accessibility