Shkup, 03.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi mbikëqyrje të rregullt programore ndaj Telekomit të Maqedonisë SHA Shoqëria aksionare për komunikime elektronike – Shkup – pako digjitale dhe DIGI PLUS MULTIMEDIA Shoqëria për shërbime të telekomunikacionit SHPKNJP Shkup – pako digjitale.
Lëndë e mbikëqyrjes janë nenet nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (neni 50 paragrafi 5, neni 64 paragrafi 2, neni 141 dhe neni 143).
Gjatë mbikëqyrjes ndaj Telekomit të Maqedonisë SHA Shoqëria aksionare për komunikime elektronike – Shkup – pako digjitale nuk është konstatuar shkelje e këtyre dispozitave ligjore, përderisa te DIGI PLUS MULTIMEDIA Shoqëria për shërbime të telekomunikacionit SHPKNJP Shkup – pako digjitale është konstatuar shkelje e nenit 141 të LSHMAA.
Raportet e shkruara nga mbikëqyrjet e realizuara mund të merren në linket më poshtë:
Telekomi i Maqedonisë SHA Shoqëria aksionare për komunikime elektronike – Shkup – pako digjitale
DIGI PLUS MULTIMEDIA Shoqëria për shërbime të telekomunikacionit SHPKNJP Shkup – pako digjitale