Shkup, 25.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele gjatë realizimit të mbikëqyrjes së prezantimit mediatik zgjedhor te radiodifuzerët, te Shoqëria tregtare e radiodifuzionit Televizija Nova SHPKNJP Shkup, Shoqëria tregtare e radiodifuzionit Alfa TV SHPKNJP Shkup dhe Shoqëria tregtare e radiodifuzionit 24 Vesti SHPKNJP Shtip, ka konstatuar shkelje të dispozitave të Kodit zgjedhor.
Me mbikëqyrjen e Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Televizija Nova SHPKNJP Shkup, Agjencia konstatoi shkelje të nenit 76 paragrafi 4 dhe neni 75-gj paragrafi 1 i Kodit zgjedhor. Monitorimi i Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Alfa TV SHPKNJP Shkup tregoi shkelje të nenit 75-v, përderisa te Shoqëria tregtare e radiodifuzionit 24 Vesti SHPKNJP Shtip konstatoi shkelje të nenit 75-gj të Kodit zgjedhor.
Raportet e shkruara nga monitorimi i realizuar mund të merren në linket më poshtë:
– Televizija Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 i Kodit zgjedhor)
– Televizija Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 i Kodit zgjedhor)
– Alfa TV SHPKNJP Shkup (neni 75-v nga Kodi zgjedhor)
– TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip (neni 75-gj paragrafi 2 i Kodit zgjedhor)