Agjencia e dënon sulmin ndaj ekipit të RTM

Shkup, 26.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të programit informativ të Shërbimit të parë televiziv të Radiotelevizionit të Maqedonisë, nga ana e pjesëtarëve dhe simpatizantëve të një partie politike.

Potencojmë se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme si dhe paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediumeve dhe të drejtës së informimit të opinionit për ngjarjet aktuale shoqërore dhe politike.

Apelojmë që të mundësohen kushte normale dhe të papenguara për punë profesionale të mediumeve dhe punëtorëve mediatik.



Accessibility

Accessibility