Shkup, 27.11.2016. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele gjatë realizimit të monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor në Shoqërinë tregtare të radiodifuzionit Televizioni Nova SHPKNJP Shkup, Shoqërinë tregtare të radiodifuzionit Alsat-M SHPK Shkup si dhe Shoqërinë tregtare të radiodifuzionit Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip, konstatoi mosrespektim të dispozitave ligjore për reklamim të paguar politik.
Me mbikëqyrjen Televizioni Nova SHPKNJP Shkup dhe Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip është konstatuar se këto radiodifuzer në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor, kanë emetuar reklamim të paguar politik në programet e veçanta informative, ndërsa televizioni Alsat-M SHPK Shkup, në kundërshtim me nenin 75-gj paragrafi 1 i Kodit zgjedhor, në disa orë reale të programit të emetuar, ka emetuar më tepër se 8 minuta reklamim të paguar politik për partitë politike të opozitës, që janë të përfaqësuara në Kuvendin e RM-së, si dhe më tepër se 1 minutë reklamim i paguar politik për partitë politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e RM-së.
Raportet nga mbikëqyrjet e realizuara mund të merren në linket e mëposhtme:
– Televizioni Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 i Kodit zgjedhor)
– Radio Kanal 77 SHPKNJP Shtip (neni 76 paragrafi 4 i Kodit zgjedhor)
– TV Alsat-M SHPK Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)