Propozimet e Komisionit të përkohshëm për shqiptimin e masës së vërejtjes ndaj TV Nova, TV 24 Vesti dhe TV Alfa

image_pdfimage_print

Shkup, 27.11.2016. – Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i realizuar i prezantimit zgjedhor mediatik ndaj Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit Televizioni Nova SHPKNJP Shkup, Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit 24 Vesti SHPKNJP Shtip dhe Shoqërisë tregtare të radiodifuzionit TV Alfa SHPKNJP Shkup, parashtroi Propozime për veprim deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Propozime për inicimin e procedurës për kundërvajtje për të cilat gjykata do të shqiptoi sanksione për kundërvajtje – vërejtje, Komisioni i përkohshëm dorëzoi edhe për TV Nova SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 76 paragrafi 4 dhe nenit 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor, për TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip, për mosrespektimin e nenit 75-gj paragrafi 2 dhe nenit 76 paragrafi 4, ndërsa për Alfa TV SHPKNJP Shkup për shkeljen e nenit 75-v nga Kodi zgjedhor.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik, për shqiptimin e këtyre masave mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozim për shqiptimin e masës – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – Televizioni Nova SHPKNJP Shkup (neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – Alfa TV SHPKNJP Shkup (neni 75-v nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip (neni 75-gj paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor)

Propozim për shqiptimin e masës – TV 24 Vesti SHPKNJP Shtip (neni 76 paragrafi 4 nga Kodi zgjedhor)



Accessibility

Accessibility