Agjencia realizoi monitorim të prezantimit mediaitk zgjedhor në TV Nova, TV Art, HDTV Kanal Plus, Radio Antena 5 dhe Radio Sllobodna Makedonija

Shkup, 07.12.2016. – Agjencia gjatë monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor në Televizionin Nova SHPKNJP Shkup, TV Art SHPK Tetovë, HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup, SHTR Radio Antena 5 Petrov, Janevski i Gushev SHPK Shkup dhe SHTR Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup, konstatoi mosrespektimin e neneve të Kodit zgjedhor që kanë të bëjnë me reklamimin e paguar politik.

Gjatë mbikëqyrjes së Televizionit Nova SHPKNJP Shkup dhe HDTR Kanal Plus SHPKNJP Shkup, Agjencia konstatoi mosrespektimin e nenit 75-gj paragrafi 1, respektivisht në një orë reale këto radiodifuzer kanë emetuar më tepër se 8 minuta reklamim të paguar politik për partitë e pushtetit.

Radio Antena 5 Petrov, Janevski i Gushev SHPK Shkup dhe Televizioni Art Artan SHPK Tetovë në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 2, kanë emetuar reklamim të paguar politik pa e shënuar porositësin e reklamës, përderisa në programin e SHTR Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup, në kundërshtim me nenin 76 paragrafi 4 kanë emetuar reklamim të paguar politik në programe të veçanta informative.

Raportet e mbikëqyrjes (monitorimit) të realizuar mund të merren në linket e mëposhtme:

Тelevizioni Nova SHPKNJP Shkup

HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup

Radio Antena 5 Petrov, Janevski i Gushev SHPK Shkup

Televizioni ART Artan SHPK Tetovë

Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility