Propozime nga Komisioni i përkohshëm për TV Nova, TV Art, HDTV Kanal Plus, Radio Antena 5 dhe Radio Sllobodna Makedonija

Shkup, 09.12.2016. – Në bazë të raporteve të shkruara nga monitorimi i realizuar i prezantimit mediatik zgjedhor të Televizionit Nova SHPKNJP Shkup, TV Art Artan SHPK Tetovë, HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup, SHTR Radio Antena 5 SHPK Shkup dhe SHTR Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup, Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik dorëzoi deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, propozimet për veprim.

Propozime për inicimin procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptojë gjobë, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për TV Nova SHPKNJP Shkup, për shkak të mosrespektimit të nenit 75-gj paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Propozime për inicimin e procedurës për kundërvajtje në të cilën gjykata do të shqiptojë vërejtje, Komisioni i përkohshëm dorëzoi për HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup për shkak të mosrespektimit të nenit 75-gj paragrafi 1, Radio Antena 5 SHPK Shkup dhe Televizioni Art Artan SHPK Tetovë për shkak të mosrespektimit të nenit 76 paragrafi 2 dhe për SHTR Radio Sllobodna Makedonija SHPKNJP Shkup për mosrespektimin e nenit 76 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor.

Propozimet e Komisionit të përkohshëm për përcjelljen e prezantimit mediatik mund të merren në linket e mëposhtme:

Propozimet për shqiptimin e masës – gjobë

Propozim për shqiptimin e masës – Nova SHPKNJP Shkup

Propozimet për shqiptimin e masës – vërejtje

Propozim për shqiptimin e masës – HDTV Kanal Plus SHPKNJP Shkup

Propozim për shqiptimin e masës – Radio Antena 5 SHPK Shkup

Propozim për shqiptimin e masës- Теlevizioni АRТ Аrtan SHPK Теtovë

Propozim për shqiptimin e masës – Radio Sllobodna Makedoniaj SHPKNJP Shkup



Accessibility

Accessibility