Njoftim lidhur me hapjen publike të paraqitjeve për pjesëmarrje të konkursit publik

Shkup, 11.04.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në takim e 1-rë të mbajtur më datë 05.01.2017, solli Vendim për shpalljen e konkursit publik për ndarjen e lejes për radioemetim të shërbimit programor në nivel lokal,në rajonin e komunës së Krivogashtanit, UP1nr. 08-6 nga data 05.01.2017 (të publikuar më datë 09.01.2017 në “Gazetë zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, nr.2/17).

Afati përfundimtar për parashtrimin e paraqitjes për pjesëmarrje në konkurs publik ishte deri më datë 09.04.2017 Paraqitjet që do të parashtrohen në këtë konkurs, duhet të hapen publikisht, një javë pas mbarimit të afatit për parashtrimin e paraqitjeve.

Hapja publike e paraqitjeve të arritura për pjesëmarrje në afatin e theksuar në konkursin publik, në pajtim me pikën 13 të vendimit të miratuar, do të mbahet më datë 18.04.2017, e martë me fillim në ora 10:00, në selinë e Agjencisë, Pallati “Panko Brashnarov”, rr.”Maqedonia” nr.38, Shkup



Accessibility

Accessibility