Radiodifuzerët t’i përmbahen parimeve profesionale për realizimin e veprimtarisë së tyre

Shkup, 10.04.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e përkrah reagimin e Këshillit të Etikës në mediume dhe përsëri i fton radiodifuzerët saktë t’i përmbahen parimeve profesionale për kryerjen e detyrës duke mbajtur llogari për rolin që e kanë për sigurimine informatave dhe kontekstit se si qytetarët lirshëm të formojnë mendim për ngjarjet. Në këtë drejtim, mediumet në veçanti kanë obligim:

– Gjatë lajmeve, për të gjitha çështjet duhet të informojnë në mënyrë objektive dhe të paanshme duke siguruar të gjitha pasqyrimet relevante që do të trajtohen në mënyrë të njëjtë;

– Trajtim të njëjtë të të gjitha aspekteve duhet të sigurohen edhe gjatë emisioneve aktuale-informative, qëllimi i të cilës është në mënyrë analitike të shqyrtohen çështjet aktuale;

– Gjatë emisioneve, ku do të kontaktohet publiku lidhur me temat aktuale, gazetarët(et) duhet të kenë kujdes që as ata, e as bashkëbiseduesit të mos përdorin gjuhë diskriminuese i cili nxit urrejtje, ofendime, shpifje ose dezinformata.

Si trup rregullues, Agjencia i përcjell programet e radiodifuzerëve dhe reagon në rastet kur ata i shkelin dispozitat ligjore ose kur mediumet pengohen në realizimin e punës së tyre.



Accessibility

Accessibility