Filloi përgatitja e Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuele 2018-2022

Slika_1_15.05.2017Shkup, 15.05.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot shënoi edhe fillimin zyrtar të përgatitjes së Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë audio dhe audiovizuele nga viti 2018 e deri më vitin 2022.

Qëllimi i Strategjisë është të shënohen gjendjet vijuese në të cilën gjendet veprimtaria audio dhe audiovizuele në mënyrë që të përcaktohen qëllime dhe drejtime për zhvillimin e këtyre veprimtarive në pesë vitet e ardhshme, si dhe aktivitete konkrete për realizimin e këtyre qëllimeve. Strategjia është paraparë në Programin e punës së Agjencisë për vitin 2017 dhe e njëjta është që të planifikohet rezultati për procesin e gjerë konsultues me të gjithë faktorët nga veprimtaria me qëllim që e njëjta të përfshihet edhe në mënyrë adekuate të adresohen të gjitha çështjet kyçe të palëve të interesuara nga sfera mediatike.

Në strategji do të përcaktohen edhe aktivitete të caktuara me të cilat Agjencia do të pozicionojë qartë rolin e vetë si rregullator në nxitjen e zhvillimit të veprimtarisë, kurse propozimet dhe aktivitetet adekuate përmes së cilëve do të realizohen disa aspekte në sferën e mediumeve, do të jepen nga faktorët kryesor të industrisë dhe subjektet që i nënshtrohen rregullimit.

Kontribut për Strategjinë nga aspekt i përvojave dhe rezultateve të punës, Agjencia pret edhe nga institucionet, përmes kompetencave të vera, si dhe organizatave civile, përmes projekteve të shumta të mediumeve ku Agjencia ka dhënë përkrahjen e vet të plotë.



Accessibility

Accessibility