Agjencia dënon kërcënimet verbale ndaj TV Shenja

Shkup, 19.07.2017 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon incidentini e djeshëm në komunën e Çairit, ku një ekip i gazetarëve të TV Shenja ka qenë cak i kërcënimeve nga ana e personave që janë deklaruar si simpatizant të një partie politike.

Esenca e profesionit të gazetarit është që të sigurohet informimi i publikut për të gjitha çështjet dhe në këtë drejtim gazetarët nuk guxojnë që të pengohen gjatë informimit lidhur me cfarëdo problem, pa marrë parasysh sa është i rëndësishëm për qytetarët, popullsinë apo ndonjë bashkësi locale.

Sikur se edhe shumë herë deri më tani, apelojmë që të respektohet dinjiteti i punëtorëve mediatik dhe të mundësohen kushte për punë profesionale të mediumeve.



Accessibility

Accessibility