Të mos pengohet raportimi i gazetarëve

Shkup, 26.06.2017 – Televizioni Kanal Vis nga Strumica, e njoftoi Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele se ekipi i tyre i gazetarëve që po ndiqte mbledhjen e djeshme të Këshillit të Komunës Novo Sellë,
jo vetëm që janë penguar që të kryejnë obligimin e tyre profesional, por kanë qenë të ekspozuar edhe ndaj sulmeve verbale.
Agjencia sikurse shumë herë deri më tani, i dënon të gjitha format e presionit dhe ofendimeve të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik duke apeluar që të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit por edhe dinjiteti personal i profesionistëve mediatik. Njëherë Agjencia përkujton se sigurimi i kushteve për punë të drejtë të mediumeve është parakusht i domosdoshëm për funksionimin dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike.



Accessibility

Accessibility