Publikohet raporti i parë nga monitorimi i informimit mediatik për Zgjedhjet lokale 2017

Shkup, 22.08.2017. – Raporti i parë dhjetëditor i informimit mediatik për Zgjedhjet lokale 2017, nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele tregon se radiodifuzerët,
në lajmet e tyre, në përgjithësi i respektojnë standardet profesionale të gazetarisë. Te shumica e mediumeve vërehet një tendencë për të siguruar më shumë qëndrime të ndryshme për cështjet dhe temat që përpunohen. Përjashtim janë një numër i vogël i mediumeve, te të cilët mund të vërehet një tendencë për transmetimin e qëndrimeve të subjekteve që kanë pozitë të njëjtë lidhur me tema të caktuara.

Monitorimi është realizuar në periudhën nga data 7 deri më 16 gusht 2017 ndaj programit të përgjithshëm të shërbimeve programore të televizionit dhe radios në nivel shtetëror me ç’rast fokusi është mbi informimin e një emisioni ditor-informativ, të emetuar në termin kryesor. Në Kodin zgjedhor nuk janë përcaktuar rregulla konkrete për mënyrën e informimit në lajme lidhur me periudhën që nga shpallja e zgjedhjeve e deri në fillim të fushatës zgjedhore. Së këndejmë, lëndë e monitorimit në periudhën para fillimit të fushatës zgjedhore është respektimi i standardeve dhe parimeve profesionale për kryerje të veprimtarisë si dhe ndalesës për të informuar për aktivitetet e pushtetit në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor.

Konstatimet kyçe si dhe raportet e vecanta për shërbimet programore që ishin lëndë e monitorimit janë të shënuara në Zgjedhje lokale 2017: Raporti i prezantimit mediatik zgjedhor për periudhën nga data 7 gusht deri më 16 gusht 2017, mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility