DËNOJMË SULMIN E EKIPIT TË GAZETARËVE TË PORTALIT NOVA TV

Shkup, 24.08.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e dënon sulmin e djeshëm ndaj ekipit të portalit Nova TV, i cili ndodhi në komunën e Aerodromit, gjatë mbulimit të një ngjarje të iniciativës
së qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve të refugjatëve.

Agjencia disa herë deri më tani ka reaguar se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe përsëri përkujtojmë se është e domosdoshme që të sigurohen kushtet për punë të lirë të mediumeve.

Agjencia apelon që të respektohet dinjiteti i profesionit të gazetarit dhe të mos pengohen gazetarët dhe punëtorët mediatik gjatë realizimit të detyrës së tyre profesionale.



Accessibility

Accessibility