Takim bilateral ndërmjet trupave rregullator të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, në Sofje

image_pdfimage_print

image-0-02-01-ac6c3237897061133a840a645fb158dcdb48eaddd25aaa3b20962bfc3143b32d-V resizedShkup, 15.09.2016. – Delegacioni i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nga data 14 deri më 17 shtator është në vizitë zyrtare të Këshillit për mediume elektronike – CEM, të Republikës së Bullgarisë. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në më tepër segmente, në mesin e të cilave është monitorimi i cikleve zgjedhore, si dhe shkëmbimi i këndvështrimeve ndaj shou programeve reale, mbrojtjes së publikut të mitur, reklamimit.

Përfaqësuesit e Agjencisë, sot realizuan takim edhe me Komisionin për mediume dhe kulturë në Parlamentin e Republikës së Bullgarisë. Deputetët kishin mundësin që të njihen me dispozitat ligjore si dhe procesin e dhënies së lejeve për radiodifuzerët në Republikën e Maqedonisë.

Në kuadër të këtij qëndrimi, në hapësirat e Këshillit për mediume elektronike të Republikës së Bullgarisë, Agjencia do të realizojë një punëtori lidhur me specifikat dhe realizimin në praktikë të monitorimit të mediumeve gjatë proceseve zgjedhore në Republikën e Maqedonisë.

Çështjet me interes për rregullatorin bullgar ishin në drejtim të shkëmbimit të përvojave për procesin e digjitalizimit të mediumeve si dhe implementimin e tij në Republikën e Maqedonisë.

Të dy palët konstatuan se ka hapësirë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht për çështjet me interes të përbashkët.



Accessibility

Accessibility