Prej të hënën fillon monitorimi gjatë fushatës zgjedhore

Shkup, 22.09.2017. – Në pajtim me afatin për veprimtari zgjedhore, nga e hëna 25 shtator 2017, fillon fushata zgjedhore për Zgjedhjet Lokale. Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele me shkresë i ka
njoftuar radiodiuzerët se do të vazhdojë me monitorimin e prezantimit mediatik zgjedhor, në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor që do të zbatohen gjatë fushatës zgjedhore.

Në këtë periudhë të procesit zgjedhor, radiodifuzerët që kanë vendosur të mbulojnë zgjedhjet duhet të respektojnë obligimet për informim në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm të programit të tyre të përgjithshëm, kurse pjesmarrësve në fushatë duhet t’u mundësohen kushte të barabarta për qasje deri te të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor. Informimi lidhur me aktivitetet e rregullta të organeve shtetërore, organeve të komunave dhe qytetit të Shkupit, të institucioneve dhe organeve shtetërore si deh të subjekteve tjera juridike me autorizime publike, nuk guxon që të jetë në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të asnjë subjekti politik. Radiodifuzerët duhet t’i respektojnë rregullat për reklamim të paguar politik – me përjashtim të shërbimit publik si dhe për publikimin e rezultateve të hulumtimit të mendimit publik në lidhje me pjesmarrësit e procesit zgjedhor.

Për shërbimin publik të radiodifuzionit vlejnë rregulla të vecanta gjatë fushatës zgjedhore. Në programin informativ duhet të sigurohet një qasje e drejtë, me ç’rast 30% e kohës duhet të ndahet për ngjarjet ditore nga vendi dhe bota, 30% nga aktivitetet e partive politike të pushtetit, 30% për aktivitetet e partive politike në opozitë, si dhe 10% për aktivitetet e partive politike që nuk janë të përfaqësuar në Kunvendin e RM-së.  Në rrethin e parë dhe të dytë të votimit, emetohet prezantim politik falas i pjesmarrësve në procesin zgjedhor, kurse nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në heshtjen zgjedhore të organizohen emisione debatuese, respektivisht ballafaqime të partive më të mëdha politike nga pushteti dhe opozita si dhe të pjesmarrësve tjerë në procesin zgjedhor.

Shërbimi programor që i dedikohet emetimit të aktiviteteve në Kuvendin e RM-së në kohëzgjatje prej tre orëve duhet të sigurojë prezantim politik falas të fushatave të partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, si dhe një orë prezantim politik falas për fushatat e parashtruesve të listave që nuk janë të përfaqësuar në Kuvend.

Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, Agjencia do të publikojë dy raporte të posaçme për mënyrën e mbulimit të zgjedhjeve për të gjitha mediumet që janë lëndë e monitorimit, në dy periudhat raportuese. Raporti i parë do të jetë për periudhën nga 25 shtatori e deri më 4 tetor, kurse e dyta për periudhën nga 5 deri më 13 tetor 2017.

Informata më të hollësishme pë rregullat e prezantimit mediatik zgjedhor si dhe mënyrën e zbatimit të monitorimit nga ana e Agjencisë, mund të merren në Kodin zgjedhor si dhe Metodologjinë e monitorimit, që gjenden në banerin e posaçëm ZGJEDHJET 2017.

Shkresa të cilën  Agjencia e ka dorëzuar deri te radiodifuzerët në lidhje me monitorimin gjatë fushatës zgjedhore mund të merret në këtë link



Accessibility

Accessibility