Shkup, 03.10.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele gjatë monitorimit të prezantimit mediatik zgjedhor gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2017, në TVAlsat-M dhe TV Nova, konstatoi tejkalim të limitit për reklamim të paguar politik.
Mbikëqyrja ndaj TV Alsat-M, që ka të bëjë me periudhën 26 dhe 28 shtator 2017, tregoi se në një orë reale program i emetuar, është ndarë më tepër se 1 minut i reklamimit të paguar politik për partitë politike në Kuvendin e RM-së që nuk kanë grup parlamentar.
Me mbikëqyrjen ndaj Televizionit Nova, që ka të bëjë me periudhën nga 28 shtatori deri më 1 tetor 2017, është konstatuar se një orë reale e programit të emetuar, është ndarë më tepër se 8 minuta reklamim i paguar politik për partitë politike në opozitë.
Raportet mund të ndërmerren në këto linke:
TV Alsat-M – neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor – 03.10.2017
TV Nova – neni 75-gj paragrafi 1 nga Kodi zgjedhor – 03.10.2017