RADIODIFUZERËT SIGURUAN KUSHTE TË BARABARTA PËR QASJE PROGRAMORE NË RRETHIN E PARË TË ZGJEDHJEVE LOKALE

Shkup, 19.10.2017 – Shërbimet programore në nivel shtetëror, që janë të përfshira me monitorimin e Agjencisë, në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale në përgjithësi kanë siguruar kushte të barabarta për qasje deri te të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor.

 Në pjesë e madhe e tyre u përpoqën të organizojnë debate dhe ballafaqime me pjesmarrësit e procesit zgjedhor. Nga ana tjetër, një pjesë e kandidatëve morën pjesë në emisionet e veçanta të informimit në disa mediume, ndërsa nuk përgjigjeshin në ftesat e mediumeve tjera.

 Shërbimi publik i radiodifuzionit dhe Kanali i Kuvendit i plotësuan obligimet që të sigurojnë prezantim politik falas, të cilin pjesmarrësit në fushatë zgjedhore e shfrytëzuan me intenzitet të ndryshëm. Është karakteristike që partitë e Shqiptarëve në Maqedoni nuk e shfrytëzuan mundësin për prezantim falas.

 Në 9 ditët e fundit të fushatës zgjedhore (nga data 5 e deri më 13 tetor 2017), radiodifuzerët që emetojnë program në gjuhën maqedonase, në lajmet e tyre ishin të fokusuar për informim lidhur me fushatat e të dy koalicioneve që kishin numrin më të madh të listave të konfirumuara me kandidat për kryetar komunash dhe këshilltar – njëra e udhëhequr nga LSDM, kurse tjetra nga VMRO-DPMNE. Radiodifuzerët që emetojnë program në gjuhën shqipe dhe maqedonase kishin qasje kuantitative më të unifikuar gjatë informimit.  Edhe njëra palë edhe tjetra, në mënyrë kualitative u munduan që të sigurojnë qasje të barbartë.

 Në këtë periudhë raportuese nuk u konstatua shkelje të kërkesës për mbulim të drejtë, të balancuar dhe të paanshme të zgjedhjeve. Raportet e veçanta të monitorimit të radiodifuzerëve nacional mund të merren në këtë  link.



Accessibility

Accessibility