Maqedonia në emrin e vendeve të Ballkanit perëndimor mori pjesë në ERGA

Zagreb, 23.03.2018. – Përfaqësuesit e Grupit të rregullatorëve evropian për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ERGA) dje dhe sot në Zagreb biseduan për ballafaqimin me vallët e lajmeve të rrejshme si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe më gjërë, në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira.

Për herë të parë në takimin e ERGA-s mori pjesë edhe eurokomisari për ekonomi digjitale dhe shoqëri, në komptencën e të cilit janë edhe mediumet. Eurokomisarja Marija Gabriell theksoi domosdoshmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që në kuadër të aspiratave të tyre eurointegruese të qasen drejt harmonizimit të legjislativës së tyre në fushën audiovizuele me direktivat  Evropiane për shërbime mediatike audiovizuele.  Ajo theksoi se dobi më të madhe do të kenë shikuesit dhe dëgjuesit, ndërsa njëkohësisht do të kontribohet për nxitjen e konkurrencës në sferën mediatike.     

Në takim, për herë të parë u dëgjuan edhe qëndrimet e rregullatorëve nga Ballkani perëndimor. Në emrin e tyre, drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Zoran Trajçevski, theksoi se lajmet dhe informatat nuk njohin barriera fizike, për çka edhe është me rëndësi bashkëpunimi bilateral dhe rajonal si dhe për nxitjen e diskutimeve për çështje të rëndësishme të rregullimit.

Trajçevski kishte mundësi që të bisedojë me eurokomisaren Marija Gabriell lidhur me zhvillimit të sektorit audiovizuel në vendet e Ballkanit perëndimor. Gjithashtu, këto çështje ishin temë e bisedimit edhe me përfaqësuesen e Këshillit për mediume elektronike të Republikës së Bullgarisë, Marija Stojanova, vendi i së cilës kryeson me Bashkimin Evropian deri në qershor të këtij viti.



Accessibility

Accessibility