Studentët e Fakultetit Ekonomik nga Shkupi e vizituan Agjencinë

Shkup, 24.04.2018. – Studentët e katedrës së Ekonomisë pranë Universitetit Shën. Cirili dhe Metodi, Shkup, në kuadër të mësimit praktik të lëndës së Rregullimit shtetëror, sot e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Gjatë vizitës, studentëve ju prezantuan kompetencat dhe aspektet më të rëndësishme nga puna e përditshme e Agjencisë, – llojet e mbikëqyrjes dhe mënyra e realizimit të tyre, dhënia e lejeve për emetim të radios dhe televizionit, aktivitetet për nxitjen e arsimit mediatik dhe barazisë gjinore, shqiptimi i masave ndaj radiodifuzerëve, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe mediet e shtypit si dhe shkeljet e tyre më të shpeshta gjatë vitit 2016 dhe 2017.

Agjencia përshëndet interesimin e studentëve për të fituar njohuri të reja dhe mbetet edhe më tej e hapur për bashkëpunim me të gjitha universitetet dhe shkollat që kanë interes për t’u njoftuar më detalisht me punën e rregullatorit dhe gjendjen në sferën audiovizuele.



Accessibility

Accessibility