Shkup, 02.05.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konstatoi se më datë 26 prill pjesa më e madhe e televizioneve nacionale nuk kanë raportuar për protestën kundër ndryshimit të emrit, të titulluar “Republika e Maqedonisë Erga Omnes“.
Mediumet në pënyrë të pavarur e krijojnë politikën e tyre redaktuese, por duke marrë parasysh rolin e tyre specifik, njëkohësisht janë të obliguar që ta informojnë publikun për çështjet e rëndësishme shoqërore. Në këtë mënyrë nxitet një debat më i gjërë e që është një prej shtyllave themelore të shoqërive demokratike.