Hapje publike e konkursit për dhënien e lejes për radio

Shkup, 08.05.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në mbledhjen e 4-të të realizuar më datë 05.02.2018, solli Vendim për shpalljen e konkursit publik për dhënien e lejes për emetim të radios të shërbimit programor në nivel lokal, për rajonin e komunës së Strugës, UP1 nr.08-34 nga data 05.02.2018 (të publikuar në “Gazetë zyrtare të RM-së” me nr.24/18, më datë 06.02.20018).

Afati i fundit për parashtrimin e paraqitjeve për pjesmarrje në konkursin publik ishte deri më datë 07.05.2018 Fletëparaqitjet e parashtruara për këtë konkurs do të hapen publikisht, një javë pas skadimit të afatit për parashtrimin e tyre.

Hapja publike, sipas pikës 13 nga vendimi i miratuar, do të realizohet më datë 14.05.2018, e hënë, në ora 13:00 në selinë e Agjencisë, Pallati “Panko Brashnarov”, rr.”Maqedonia” nr.38, Shkup.



Accessibility

Accessibility