Takim bilateral me Agjencinë rregulluese të komunikimeve të BeH

image_pdfimage_print

Shkup, 18.05.2018. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, dje dhe sot ishte nikoqir i përfaqësuesve të Agjencisë rregulluese të komunikimeve të Bosnjes e Hercegovinës.
Kompetencat, mënyra e ndarjes së lejeve dhe kompensimet për leje për emetim, procesi i rregullimit të shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, ndryshimet e strukturës pronësore, konstatimi i koncetrimit të palejuar mediatik, ishin pjesë e temave në takimin ndërmjet dy trupave rregulluese.

Njëherë, u shkëmbyen përvojat për zbatimin e rregullave për komunikime komerciale audiovizuele në pjesën e plasimit të prodhimeve dhe sponsorisimit, aktivitetet dhe masat për sigurimin e qasjes deri te programi, për personat me pengesa në shqisa, si dhe për standardet e prezantimit të të miturve gjatë lajmeve si dhe pjesmarrjen e tyre në programe të tjera. Vëmendje e veçantë ju kushtua edhe përvojave në drejtim të rregullativës dhe mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.

Në fund të takimit dyditor, palët u dakorduan që gjatë vjeshtës të mbahet edhe një takim tjetër ku do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim, i cili do të kontribojë për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella si dhe shkëmbimin e përvojave në sferën ë rregullimit mediatik.



Accessibility

Accessibility