KMD vendosi që të mos inicojë procedurë kundër TV Alfa për diskriminim

Shkup, 13.07.2018.  Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi (KMD) vendosi që të mos inicojë procedurë kundër TV Alfa për diskriminim në bazë ligjore, të bërë gjatë emisionit “Milenko Nedelkovski shou” të emetuar më datë 27.01.2018.

Në mendimin e KMD lidhur me parashtresën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, theksohet se ajo “ka të bëjë me person të gabuar (TV Alfa)”, sepse emisioni është projekt i jashtëm dhe i pavarur dhe se televizioni para fillimit të emetimit është distancuar nga qëndrimet e theksuara.

Deklarimet e këtilla janë të pasakta, sepse në pajtim me Ligjin qartë dhe padyshim faji gjëendet te radiodifuzerët për të gjitha përmbajtjet e emetuara në programin e tyre, aq më shumë kur emisioni nuk është emetuar drejtpërdrejt por është i incizuar më herët dhe TV Alfa nuk mundet të intervenojë në redaktimin e tij.

Agjencia shpreson se Komisioni do ta rishqyrtojë qëndrimin për mos inicim të procedurës kundër TV Alfa.

Përgjigja e Mendimit të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi për TV ALFA

Mendimi për TV ALFA nga Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi

Parashtresa për TV ALFA deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi 



Accessibility

Accessibility