Shkup, 14.09.2018 – Me monitorimin e prezantimit mediatik gjatë referendumit, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka konstatuar te disa radiodifuzerë, shkelje të rregullave për emetimin e propagandës së paguar publike.
Nuk respektohet koha e lejuar për emetimin e porosive reklamuese “PËR” referendumin, reklamat e këtilla emetohen edhe në programe ku nuk është e lejuar ajo, në rastin në programet e veçanta informuese dhe reklamimet në lidhje me referendumin ku nuk janë të shënuar dhe ndarë qartë nga reklamat e tjera të radiodifuzerëve.
Në pajtim me Udhëzuesin për prezantim mediatik gjatë referendumit, ju përkujtojmë se:
- Porositë reklamuese “PËR” referendumin mund të zgjasin më së shumti 4 minuta dhe 30 sekunda në çdo orë reale të programit të emetuar;
- E njëjta vlenë edhe për porositë reklamuese “Kundër” respektivisht për “Bojkot” të referendumit;
- Kohëzgjatja e përgjithshme e të gjitha porosive reklamuese në lidhje me referendumin mund të zgjasë 9 miuta për çdo orë reale të programit të emetuar;
- Koha e rregullt për emetimin e reklamave prej 12 minutave nuk guxon që të shfrytëzohet për emetimin e propagandës së pagua rpublike, e cila nga ana tjetët duhet te jetë e ndarë nga reklamat tjera;
- Propaganda e paguar publike nuk guxon që të emetohet në lajme, programe të veçanta informative, gjatë transmetimeve direkte të ngjarjeve fetare, sportive, kulturore, argëtuese, e të tjera, si dhe në ose rreth kohës së programeve për fëmijë dhe të rinj.
Agjencia apelon te të gjithë radiodifuzerët që menjëherë të përshtasin emetimin e propagandës së paguar publike me Udhëzuesin dhe ju informon se për të gjitha shkeljet e konstatuara gjatë ditëve në vazhdim, do të shqiptohen masa përkatëse.