1

Publikohet Raporti i parë i monitorimit të prezantimit mediatik të Referendumit 2018

Shkup, 25.09.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot publikoi Raportin e parë i monitorimit të prezantimit mediatik të Referendumit 2018, që ka të bëjë me periudhën nga data 10 e deri më 18 shtator 2018. Në të janë prezantuar konstatimet lidhur me mënyrën se si mediumet raportonin për temat e referendumit në emisionet e informimit ditor, në programet informative, në intervistat dhe debatet. 

Me ekzemplarin janë të përfshirë nga dy kanale të radios dhe televizionit të Shërbimit publik të radiodifuzionit (Radio e Maqedonisë 1, Radio e Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe, RTM1 dhe RTM2 – Programi në gjuhën shqipe), të gjitha televizionet me leje për emetim në nivel shtetëror pa dallim të mjeteve transmetuese (terrestrialet – Alsat-M, Alfa, Kanal 5, Sitel dhe Telma; satelitorët -24Vesti, Sonce dhe Nasha; dhe kabllorët – 1TV, Kompani 21-M, Klan Maqedoni dhe Shenja). Nga radiot nacionale private me ekzemplarin është përfshirë Kanal 77 sepse dy të tjerët nuk kanë program informativ. Me këtë rast, është analizuar programi i përgjithshëm 24 orësh me theks të emisionit qendror të informimit ditor dhe programet e tjera që trajtonin referendumin.

Rezultatet e monitorimit treguan se në kushte kur nuk kishte linja të qarta dhe njësoj aktive për agjitim (“PËR” kundrejt “KUNDËR” dhe/ose “BOJKOT”) ishte vështirë radiodifuzerët të bazohen në informimin e ngjarjeve pa i siguruar publikut laramani të pasqyrimeve. Së këndejmë, përkushtimi i disa prej tyre ndaj parimit të trajtimit të barabartë të pasqyrimeve të ndryshme mund të vërehet në gadishmërinë, që në lajme të ofrojnë qëndrimet të analistëve, politikanëve, historianëve, ekspertëve në sfera të ndryshme relevante që do të mundësojnë qytetarëve qasje të plotë dhe të thelluar në çështjet që duhet të jenë parasysh për të sjellë vendimin për referendumin.

Mediumet tjera, mungesa e pasqyrimeve të llojllojshme në lajme e plotësonin me programet e veçanta informative ku insistonin që të sigurojnë bashkëbisedues me qëndrime të kundërta.

Te grupi i tretë i mediumeve, llojllojshmëria e qëndrimeve mungonte edhe në lajmet si dhe në emisionet e veçanta informative.

Raporti i parë i monitorimit të prezantimit mediatik të Referendumit 2018 mund të merret në këtë link.