DY PROCEDURA PËR KUNDËRVAJTJE GJATË REKLAMIMIT PËR REFERENDUMIN

image_pdfimage_print

Shkup, 24.09.2018 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele konstatoi se pas potencimit publik nga data 14 shtator, dy radiodifuzer nga ata që janë lëndë e mbikëqyrjes për mënyrën e mbulimit të referendumit, nuk e kanë përshtatur emetimin e propagandës së paguar publike sipas Udhëzuesit për prezantim mediatik gjatë referendumit.

1TV nuk e ka respektuar kohën e lejeuar për emetimin e porosive reklamuese “PËR” referendumin, kurse TV Sonce porositë reklamuese për “BOJKOT” të referendumit, në kundërshtim me rregullat, i ka emetuar në më shumë edicione të programeve të veçanta informative. Kundër të dy radiodifuzerëve, Agjencia do të inicojë procedura për kundërvajtjet e konstatuara në periudhën nga data 15 deri më 20 shtator 2018.

Në mënyrë shtesë, kontrolli i respektimit të rregullave për emetimin e propagandës së paguar publike në këtë periudhë, tregoi se te disa radiodifuzer, më 20 shtator 2018, ka tejkalime në aspekt të limiteve për emetimin e porosive reklamuese “PËR” referendumin. Nëse të dhënat  e ditëve të ardhshme do të tregojnë se nuk bëhet fjalë për gabime të paqëllimshme edhe për këto radiodifuzerë do të pasojnë masa adekuate sipas rregullativës.

Raportet e mbikëqyrjes mund të merren në linket:

1TV – raporti i mbikëqyrjes (monitorimit)

TV Sonce – raporti i mbikëqyrjes (monitorimit)



Accessibility

Accessibility