Shkup, 01.10.2018 – Pas kontrollit të mënyrës së informimit të radiove dhe televizioneve gjatë heshtjes së referenduimit, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ju informon se asnjë radiodifuzer që ishte pjesë e monitorimit, nuk e ka shkelur heshtjen.
Radiodifuzerët e kanë plotësuar obligimin e tyre profesional për informim të qytetarëve në kontekst specifik, që është karakteristik për heshtjen e referendumit, duke mos i shkelur rregullat në fuqi.
Gjatë ditëve në vijim Agjencia do të publikojë raportet për shkeljet e konstatuara në aspekte tjera ligjore, si dhe raportin për mënyrën e mbulimit të referendumit gjatë 9 ditëve të fundit të fushatës.