1

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme administrative ndaj magazinës Bahçe

Shkup, 15.11.2018. –  Agjencia realizoi mbikëqyrje të jashtëzakonshme administrative ndaj Shoqërisë për prodhimtari, tregëti dhe shërbime JENI BALKAN SHPKNJP eksport-import Shkup, botues i magazinës “Bahçe”, në lidhje me respektimin e obligimeve për publikimin e impresumit.

Mbikëqyrja konstatoi se në edicionin nr.15 për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor 2018, janë publikuar të dhënat e impresumit, me çka edhe në tërësi është plotësuar obligimi nga neni 14 paragrafi 1 i Ligjit për mediume.

Raporti mund të merret në linkun:

Bahçe – (neni 14 paragrafi 1nga Ligji për mediume) – 14.11.2018