Studentë nga Fakulteti Juridik në Shkup, vizituan Agjencinë

Shkup, 09.11.2018. – Në kuadër të mësimit praktik nga lënda e marrëdhënieve me publik, studentë nga katedra e gazetarisë dhe marrëdhënies me publik pranë Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, sot e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Në këtë vizitë, studentët patën mundësi që të njihen me kompetencat, strukturën organizative, projektet e Agjencisë me interes më të gjërë publik si dhe për mënyrën e monitorimit të radiodifuzerëve. Fokusi kryesor i vizitës ishte shkëmbimi i përvojës për praktikë të teknikave për marrëdhënie me publik nga ana e Agjencisë, si dhe për komunikimin me publikun, përmes publikimit të përmbajtjeve në ueb faqen www.avmu.mk, YouTube kanalin dhe Facebook faqen e Agjencisë.

Agjencia përshëndet interesimin e studentëve për të fituar njohuri të reja, të cilat do të gjejnë zbatim në zhvillimin e tyre të ardhshëm profesional, duke përkujtuar se edhe më tutje do të jetë e hapur për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash nga sfera e mediumeve dhe rregullimit mediatik.



Accessibility

Accessibility