1

Ka hyrë në fuqi Direktiva e reviduar për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shkup, 18.12.2018. – Bashkimi Evropian ka bërë revizion të Direktivës për shërbime mediatike audio dhe audivizuele dhe tani, ajo krahas videove dhe televizioneve me kërkesë ka të bëjë edhe me platformat për shpërndarjen e videove. Direktiva e reviduar ka hyrë në fuqi sot, ndërsa vendet-anëtare të Unionit, duhet ta implementojnë në legjislaturat e tyre nacionale, më së voni deri më 19 shtator 2020. Si kandidat për anëtarësim në BE, Republika e Maqedonsië, ka për obligim që të harmonizojë legjislaturën e vet me atë evropiane.

Ndryshimet më të rëndësishme që inkorporohen janë në drejtim të:

  • zgjerimit të rregullave evropiane audiovizuele, ndaj platformave për shpërndarjen e videove, në mënyrë që të përfshihen përmbajtjet me video që i gjenerojnë vetë shfrytëzuesit, e që e sigurojnë funksionoalitetin esencial të shërbimit;
  • inkorporimit të kuotës për vepra audiovizuele evropiane për shërbimet e videove me kërkesë;
  • forcimin e parimit “vendi i prejardhjes” – qartësimi se cilat rregulla (në cilin vend anëtar) zbatohen, me ç’rast ato vlejnë edhe për mediumet dhe ofruesit e shërbimeve të videos me kërkesë;
  • mbrojtje më të madhe të të miturve nga përmbajtjet e dëmshme në TV dhe të shërbimeve të reja dhe platformave për shpërndarjen e videove;
  • forcimin e rregullave kundër gjuhës së urrejtjes, provokimeve publike për kryerje të sulmeve terroriste, dhunës së tepruar dhe pornografisë, që gjithashtu kanë të bëjnë edhe me platformat për shpërndarje të videove;
  • fleksibilitet më të madh në aspekt të reklamimit televiziv;
  • forcimit të rregullave për pavarësinë e trupave rregullatore audiovizuele